Tahirsylaj: Stuhia që ka përfshirë rajonin nga nesër pritet ta godasë edhe Kosovën
Një stuhi e fuqishme përcjellur me shtrëngata ka goditur vendet e rajonit, Kroacinë, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën. Raportohet se së paku katër persona kanë humbur jetën si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, në një prononcim për Telegrafin, ka bërë të ditur se edhe Kosova pritet të të përfshihet nga një mot i ngjashëm, por pa të reshura dhe me intensitet më të ulet.“Stuhia, në formë tornadoje që ka përfshirë vendet përreth, nga nesër pritet ta preke dhe vendin tonë, Sipas tij, rajoni i Dukagjinit do të jetë si “epiqendra”, e stuhisë në formë të tornados. Ndërkaq, kjo thekson ai, mund të dëmtojë kulturat bujqësore