Befason bindja e Abelard Tahirit: PDK, fituese e zgjedhjeve të ardhshme
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, mendon se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.Gjithnjë sipas tij, duke parë situatën aktuale, të krijuar nga kjo qeveri, opsioni më i mirë është shkuarja në zgjedhje.Veç kësaj, në një paraqitje për lajmi.net, Tahiri deklaroi se PDK do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme.“Mendoj se duke parë si qëndron aktualisht Kuvendi dhe mënyra se si kjo qeveri po operon duke anashkaluar ndërkombëtarët, mendoj se opsioni më i mirë janë zgjedhjet”, shtoi ndër tjerash Tahiri.