Zjarr në Shqipëri/ Digjen rreth 400 ullinj, zjarrfikësit punojnë me mjete rrethanore
Pasditen e kësaj të hëne është përfshirë nga flakët fshati Bistrovicë i Dimalit, ku janë djegur rreth 400 rrënjë ullinj.Zjarrfikësit kanë punuar vetëm me mjete rrethanore pasi nuk ka rrugë, ende vijojnë të ndezura disa vatra zjarri.“Nuk hyri dot zjarrfikësja sepse s’ka rrugë”,-tha banori i zonës.Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Bistrovicë në Dimal.Zjarri ka rënë në pjesën e zonës kodrinore, e gjitha e mbjellë me ullinj.Si pasojë e temperaturave të larta dhe erës së lehtë zjarri u përhap me shpejtësi drejt pemëve, duke djegur rreth 400 rrënjë ullinj.Edhe pse shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në kohë, mungesa e rrugës e ka bërë të pamundur hyrjen e tyre në afërsi të territorit të zjarrit.Kjo ka bërë që zjarrfikësit ti afrohen zjarrit në këmbë dhe ta shuajnë atë me mjete rrethanore.Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së sasisë së mjaftueshme të ujit, disa vatra zjarri vijojnë ende të jenë aktive.Banorët shprehen se nuk ka asnjë rrugë drejt zonës kodrinore me pemëtari dhe kjo ka bërë që mjetet e mëdha zjarrfikëse të ngelen disa kilometra larg zjarrit./euronews.al/