Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Albulena LETAJ

NËNË…

———————

Sa shpejt ike

Edhe pak të prisje

Pse kaq shumë nxitove

Dhe zemrën time e copëtove

Kaq shumë e pate me ngut

Të shkosh nga kjo jetë

Kaq shumë Ishe e lodhur

E doje t’rrije e qetë

Mos e harro se në mua

Ke lënë dhimbje pafund

Habitem që këtë gjë e harrove

Kur ti ike e shkove

Ah sikur ta kisha ditur

Nuk do t’doja të kisha lindur

Pa ty as qe e mendoja

Jetën time ta jetoja

Por ky paska qenë

Fati yt dhe fati im

Në kohë të pa kohë

Të emërohem jetim

I jap vetës kurajo

Dhe në një gjë besoj

Që shpirti im i përmalluar

Në atë botë të t’takoj

E në lulet më të bukura

Të jetojmë në perjetësi

Dhe kurrë mos të ndahemi

Të lumtura unë dhe ti

/www.qendrapress.com/