Deputetja e LDK’së: Albini nuk e njeh as nuk e do Kosovën demokratike

                               Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e njeh dhe nuk e do Kosovën demokratike. Deklarata e saj vjen pas vendimit të ARBK’së për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.Krasniqi ka thënë se Kurti “në ditë të lirisë mori vendim që të mbyllet Klan Kosova, mori vendim që të mbytet fjala e lirë, mori vendim që të ngulfatet demokracia.  “Albini nuk e njeh as nuk e do Kosovën demokratike prandaj, nuk e duron fjalën e lirë, mirëpo po vjen koha që edhe demokracia nuk do ta duron dhe toleron më atë. Albin ne e kem atdhe këtë vend, nuk do të lejojmë që ta rrënosh”, ka shkruar ajo