Personi që u gjet i vdekur në veturë, kishte bërë vetëvrasje
Pas lajmërimit nga policia e Kosovës se një person është gjetur i vdekur në veturë në fshatin Koliq, të Prishtinës, rreth orës 14:30, mësohet se i ndjeri kishte bërë vetëvrasje, njofton Insajderi.
Burime të brendshme të Insajderi.com, mësojnë se i ndjeri për të cilën u dyshua si “vdekje e dyshimtë”, në fakt ka kryer vetëvrasje.
Shkaqet e këtij akti nga ana e të ndjerit nuk dihen, por policia sëbashku me prokurorinë po vazhdojnë hetimin rreth rastit në fjalë./Insajderi.com