Presidentja Osmani në Bondsteel: Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë, garanci e stabilitetit dhe sigurisë
Presidentja Vjosa Osmani sot në mëngjes ka qenë në Bondsteel nga ku kanë thënë se prezenca e ushtrisë amerikane garanton sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.“Sot në mëngjes në Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet Kol. Matthew O. Dinenna dhe Kol. Terry A. Saul. Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë!”, ka shkruar Osmani në Facebook. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ndërkaq e para e shtetit theksoi se prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë.