Çaste poetike me poeten;-Adelina Dardha HASKAJ

Heshtjes

——————–

U ke dhënë përgjigje ..

sa herë,

më merr për dore,

më zvarrit.

Një mal pikëllimash

në prag.

Trastat e gurit ..

ngjitje.

Zbritje

prej vetes.

Nuk di më.

Qepallat mbyllen ..

flutura

mbi stërkalat e ujit.

Ti

më rrëshqet

nga qetësia,

nga gurët e lagur.

Një llambë me vajguri

digjet

në shtëpinë e ëndrrave

/QendraPress/