Fryma poetike e së dielës me poeten;-Pranvera QERIMI
Trëndafili i vyshkur
—————————
Dëgjova se ke dike tjetër
Dëgjova qe buzët e tua
Me buzëkuqe i ka shlyer
Dikush tjetër
Dëgjova qe ujëvarën me shkëmbinj
Tani e shfrytëzon dikush tjetër
Dëgjova qe edhe nje zane
Paske ,
Emri i saj për çudi
me beri me kujtua e me rikujtua
Kujt kisha vendos me ja vu
Dëgjova qe fytyra jote
Ka formuar rrathë
Si nje pite,
Degjova qe edhe takat
Me si vesh
A thu pse
Ke lëne këmben e saj
Ndonjë puset kanalizimi
E pa njërën s’ja del dot apo
Ndoshta kjo te sillte
Kujtimet me mua pa dashje
Dëgjova qe i ke flakur librat
E kjo me dogji me se shumti
Po e di cfare,mendoj
Se do te shkoj jeta duke dogjur
Libra,
Eh unë si i dashuri yt
Qe me thoshe ke vrare zemrën me logjiken
Te sugjeroj ngrohjen me elektricitet
Se nuk du te shkoj jeta
Duke djegur libra e dorëshkrime
Me dhimbsesh!
Mos vepro pa mend.
/www.qendrapress.com/