Fryma poetike e së dielës me poeten;-Drita Kosumi SYLA

LËRI SYTË TË LIRË

Lëri sytë e mi bojëqielli
le të bien në det
të puhatën në re
të puthin dashurinë e blertë.

Lëri sytë e mi të lirë
le të bredhin me erën
të struken në prehërinë
e dashurisë sime…

Lëri sytë e mi të shëtisin
në varkën e përkëdheljeve
deri në bregun e mallit
deri në puhizën e zjarrit

Lëri sytë e mi
Mbështjellë janë me dashuri

/www.qendrapress.com/