E mërkura poetike me poeten;-Valbona R.HADRI
A thua
S’do t’i dëgjoj më rrahjet e zemrës tënde?
A thua zëri yt do ti mungoj mëngjeseve , ku dimri bëhej verë ?!.
A mos vallë s’do kthehesh,
qoftë vetëm edhe njëherë, për hatrin tim?
Mos më thuaj që s’do presësh përfundimin e tregimit që e filluam dikur , diku ….?!.
Më premtove që do t’rrugëtojmë bashkë me valvitjen e Flamurit, në trollin Dardan.
Ndërsa ti don të tretësh, pa shijuar edhe nga një gotê verë ?!.
Mos të lutem, … mos,…..!!!
Hedh sytë kaltërsisë Joniane, Butrintit të bukur, Bistricës së xhevahirtë deri te Gjiri i Prevezës.
Mos më lërë vetëm të shkoj .
Bashkëngjitu tek hyjnorja me lutjet e mia, atje na pret lulja e vyshkur.
I duhen ca pika ujë për ta ringjallur,
i premtuam, prandaj s’të lë dot,
ÇAMËRI.
/www.qendrapress.com/