Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Rudina PAPAJANI
TË FLASËSH PËR VETE…
Të flasësh për vete,
do të thotë të kërkosh ,
vizën e dritës,
kur sillet rrotull,
andej -këndej duke shtegtuar,
të ligjërosh pikërisht atë çastin kur shpresa ,
shtrinë duart për ndihmë.
Të flasësh për vete,
do të thotë të rrëmosh te ajo rrota e fatit që u end endacak për ty,
vite me rradhë pa gjetur një shteg kalimi.
E kam ndier dritën larg meje,
natën plot yndyrë të dëmshme që shtrydhej si e verdhë afër meje,
duke gjetur një mijë arsye,
për qiellin rozë ,
që diku duhet të ishte.
Ndërsa dimri shembte çdo ditë gjithçka timen,
fati nuk gjente shpëtim nga kalbësirat e rrugës.
Të flasësh për vete,
do të thotë gëzim i munguar,
vetmi që endet si breshër,
nga një fëmijë mendjelehtë,
nga zjarri i një ligësie .
Ndoshta era e malit do zbres si flakë e kuqje,
në ëndrrat që vriten nga plumba njerëzish.
Sot agimi lindi ndryshe,
sepse pranë meje një zog,
rrahu krahët në dy zemra,
pranë një gjurme…… www.qendrapress.com