S’durohen Haxhiu e Ramabaja: “Shuj, se t’qes nga studio shumë keq”, “Po manipulon para ngjarjes së madhe”
Në Pressing të T7, ka pasur një përplasje në mes të Baton Haxhiut dhe Sadi Ramabaja.
Gjatë emisionit është diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi, saktësisht për takimin e 14 shkurtit në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Gjatë debatit, Ramabaja i tha Haxhiut “mbylle gojën”, ndërkohë Haxhiu ia kthehu se “e qet prej studios shumë keq”.
Paraprakisht, Haxhiu i tha Ramabajës se “ai nuk dinë asgjë për të”.
”Kjo është që e ka fillu ky herët si fëmijë thuajse, dhe e ka thelluar”, tha Ramabaja për Haxhiun.
“Sadriu nalu se ti nuk më njeh as nuk dinë kush jam, ti as nuk ke jetu në Kosovë”, ia kthehu Haxhiu.
“Mbylle kur të flas”, vazhdoi Ramabaja“Unë kur të qes prej studios, dije që është shumë keq”, tha tutje Haxhiu.
”Opinionin e ke bombarduar gati në çdo debat”, vazhdoi tutje përplasjen Ramabaja