Humbi fija, e humbi lëmshi në këtë të shkretën Kosovë-Shkruan:Liridon LUSHAJ
Tash e disa ditë Kosova është trazuar, e ky trazim ka ardhur kur po bastisen familje dëshmorësh, ish komandantëve të UÇK-së u konfiskohen telefonat. Këto veprime sigurisht nuk ndodhin as në vendet më diktatoriale as në Kore e as në Kinë. Por,kjo ndodhë në Kosovën demokratike, ku tashmë EULEX-i pohon se nuk qëndrojnë pas këtyre arrestimeve e konfiskimeve, por ata thonë s ejnë në shërbim të dhomave speciale Tash kosovarët nuk po mund ta dinë se a ka dorë këtu më të fortë Serbia e Rusia apo…kush qëndron pas gjithë kësaj katrahure. Jemi dëshmitarë tashmë që dëshmitarët ndërkombëtar e ka zbehur maksimalisht rolin Gjykatës Speciale bë Hagë. Kurse ata që ishin kreu i gueriles më të pastër të botës që siç është thënë thuhet për UÇK-në. Tani kur jemi në këtë pozicion, qeveria gjithnjë e më shumë po heshtë ndaj këtyre rasteve. Tani më humbi fija, e humbi lëmshi në këtë të shkretën Kosovë. Jemi në pozicionin kur Kosovës i duhet një pozicion n tjetër i kësaj gjykate. Nëse kjo arrihet padyshim se i humb forca e pozicioneve të Serbisë e Rusisë në Kosovë, Ajo që po brengos njerëzit e ndershëm në Kosovë janë deklarata e personaliteteve që thonë se ka mijëra bashkëpunëtorë të BIA-s në Kosovë, Kjo nuk duhet të jetë kështu. Është kohë e fundit që nëse të tillë ka në Kosovë për hir të gjakut të derdhur për lirinë e kësaj toke dhe varret e të parëve ata duhet të vetëdijesohen se mbi të gjitha Kosova duhet të jetë mbi të gjitha./www.qendrapress.com/