Në ‘’Lagjen e trimave’’, ish ‘Tusus’’ sot, u vu gurthemeli për një çerdhe moderne .              

                     Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi, drejtoresha e Arsimit në Prizren Luljeta Veselaj Gutaj  dhe përfaqësuesi i Lagjes së trimave ish ‘’Tusus’’ Xhemshit Krasniqi, solemnisht sot,  vunë  gurin themeltar  për çerdhen në lagjen’’ Tusus’’ , lokacion shumë i  përshtatshëm  edhe për këtë lagje  dhe për  lagjet  tjera  të  qytetit. Pas kësaj ceremonie  i pari i komunës Shaqir Totaj,  tha se  sot  jemi këtu  bashkarisht   për të  vu themelet e  çerdhes së  re   në këtë lagje  e cila  ka qene edhe  një  nevojë  e domosdoshme për këtë lagje , por  njëherit  kjo çerdhe ishte edhe  një  premtim i yni  elektoral  por mbi të  gjitha  kjo tashmë është nevojë  për  të ardhmen, Këtu punimet duhet të  kryhen për 400 ditë pune  dhe   projekti është dy vjeçar  kostoja   shkon deri në 1 , 2 milion euro  e ku presim që  të ketë  2500 metra  katrorë   për të  pasur kujdesur  sa më mirë  për mbi 150  parashkollor.

                Drejtoresha e  arsimit në Prizren  Luljeta Veselaj Gutaj, tha se kjo çerdhe   sipas planifikimit tonë   ishte një domosdoshmëri  që   të kemi në këtë lagje  çerdhen e po kështu më duhet të them se  Prizreni   e ka  gati edhe çerdhen  tjetër më lagjen  ‘’Bajram Curri’’  dhe tash e dy vite jemi  duke  pritur   që Ministria e arsimit të kryejnë  inventarizimin dhe atje   ne  jemi gati, kurse  me insistimin  tonë  presim  që të   ndërtojmë edhe  dy  çerdhe të reja e po kështu  të  aktivizojmë edhe  disa  çerdhe tjera .

Mehmet Shala  banor i Lagjes së  trimave  pohoi se kjo çerdhe   për këtë lagje eshë një shpëtim i së ardhmes   dhe  fat për   parashkolloret  që  do të kenë mundësi të  jene   në këtë çerdhe

Prizreni   ne këtë formë  me ndërtimin e dhe  të dy çerdheve tjera do të  plotësojë  nevojat  e mësimit parafillor  sipas mundësive dhe standardeve të parapara/Rtv Besa/