Çaste poetike të së dielës me poeten:Arta ZAJMI

VJESHTE E PURPURTE

Në vargun e stinës

Stuhive të jetës iu qasa me vrull,

Ne shushuritjen e gjetheve ,

Kujtimet me zgjuan furishëm.

Aty ku brodha duke ndier aromën e vjeshtës,

Në tokën e lagur me shi,

Në tokën e vuajtjes dhe begatisë.

Më zgjojnë kujtimet,

Të rrëqethur si zgjua bletësh,

Ku njeriu s njeh njerëzinë,

Zvarritet pa ditur çfarë kërkon.

E bukur stina për ta shijuar, ne ngjyrimet e saj.

Një ngjyrë dhuruar ditës se saj vlen,

Një fjalë e bukur rron me shume ,

Për ta ndriçuar zbehjen e saj.

Në ombrellën e dashurisë ndihet arome vjeshte,

Ne çdo shtëpi ka shume begati,

Andaj në ketë vjeshte te purpurte,

Dhuro të mirën ti njeri,

Ne çdo ngjyrim te saj ,gjeje veten ti!

Qëndro ne peizazhin vjeshtor,

Aty ku bredhin .mendimet dhe kujtimet,

Dhe çmoje atë bukuri,

Ta dish se pjese e bukur e stinës je ti.

Ne shirat qe bien pa pra,

Kujtoje lotin e derdhur të kohës sate,

Me gjethet e stinës thur mbulojën e ëndrrave tua.

Se vjeshtë ka në zemrën tonë.,

Ta kujtojmë bukurinë e stinës,

Dhe me të bukur të rrojmë.

/www.qendrapress.com/