Fryma poetike e së dielës me poeten:Servete ELEZI

Nuk mundem!

————————

Ne nuk zgjodhëm kur erdhëm në jetë

as emrin kur morëm

Nuk zgjodhëm dot,as ushqimin,

as në ç’kroje ujë do pinim

Ne nuk zgjodhëm dashuritë

tê tjerë prishén ,helmin hodhën

as punën, as miqësi

ne asgjë dot, nuk zgjodhëm.

Ecëm udhëve si tê marré

ëndërr thyer, kruspull mbledhur

thamë “ky qe i shkruar fat “

nê ketë botê krejt tê çmendur.

Ne nuk mundem ,,

asgjë nuk zgjodhëm

veç ,neper shpirt copat lidhëm

në qe fat a mallkim

as ketë, kurrë se zgjidhém!

/www.qendrapress.com/