Vriten dy persona në Bruksel, BBC: Dorasi foli arabisht dhe e kreu sulmin “në emër të Zotit”

                 Dy persona janë qëlluar për vdekje në kryeqytetin belg, Bruksel, mbrëmjen e së hënës. Sipas policisë, personi i armatosur është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është ende në arrati. Prokurorët thonë se rasti po trajtohet si terrorizëm, raporton BBC, shkruan Reporteri.net. Dy viktimat thuhet të jenë suedezë – Suedia po luan kundër Belgjikës në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024, dhe, sipas Sky News, viktimat janë parë të veshur me fanella të kombëtares.Një video e postuar në mediat sociale shfaqin një person duke folur arabisht i cili thotë se sulmin e ka kryer “në emër të Zotit”. Burri në klip shtoi se ka vrarë tre persona.Zyra e Prokurorit Federal ka treguar se e ka parë videon, por nuk mund të konfirmojë se është ai personi i armatosur që kreu sulmin.Videoja dhe pamjet e tjera të sulmit janë duke u verifikuar edhe nga policia. /Reporteri.net/.