Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Albina TREBICKA
TI dhe UNË…
————————————–
Ti jeton tek heshtja ime e lodhur
Unë ende jam aty,tek fryma jote
Ti je shpresa ime e përlotur
Unë besimi i zverdhur ndër mote
Ti je thjesht një harresë e paharruar
Unë thjesht një dëshirë e pajetuar
Ti dhe unë… një klithmë pa zë
Unë dhe ti gjithçka…dhe asgjë
A.TREBICKA 06.10.2023
Fryma ]/www.qendrapress.com/