Padrejtësitë në vend,shkaktar për të ia mësyrë rrugëve të mërgatës -Shkruan;Besnike Aliaj- Magjistre në Ekonomi dhe Agronomi.
Qendrapress‘’Si e vlerësoni situatën aktuale në Kosovë. Ç mendim ndani për aspektin politik si vepron dhe çka mendoni , pas janarit a do të ketë ndryshim demografik ?
Besnike Aliaj- Situata në Kosovë është mjaftë e keqe. Duke marrë parasysh ndodhitë e fundit në vend që na tronditën. Zhvillimet e pamatura politike, më shumë po krijojnë trishtim dhe pasiguri. Sepse shpresa e shpresuar tani shumicës së kosovarëve u është shenduar në dëshpërim. Ndryshimi demografik do të jetë i madh pasi që pasuria e Kosovës(Rinia), janë zhgënjyer nga aspektet politike e padrejtësitë në vend, dhe ia kanë mësyrë rrugëve të mërgatës. Nëse nuk kemi Rini, nuk kemi asgjë. Kur një shteti i mungon rinia ,atëherë është vetë mugëtira që e varfëron jo vetëm jetën, por përgjithësisht edhe versionin e së ardhmes. Paralajmërimet janë jo të mira , por nëse fillon ndonjë ndryshim edhe gjendja mund të kthehet nga e mira./qendrapress.com/