Lëvizja dhe Kundërlëvizja ,, Mundimi më i madh është të flasësh apo të heshtësh-Shkruan; Mr.Arif KABASHI
Lëvizja dhe Kundërlëvizja ,, Mundimi më i madh është të flasësh apo të heshtësh. Asnjëherë mos hesht kur duhet të flasësh. Ujerave që nuk ecin dhe intelektualëve që heshtin mos ua fal besimin”. I zgjedha disa mendime të profesorit tim tash i ndjer Esat Stavileci për të shprehur qëndrim mbi ,,Lëvizjen për braktisjen e fesë islame”që ka trazuar edhe ashtu shpirtat e trazuar shqiptarë. Ajo qka bie në sy (për dallim nga iniciatorët e iniciativave të reja të më hershme) iniciatorët e ,,Lëvizjes për braktisjen e fesë islame” nuk ishin as adoleshent, as të ri. Përkundrazi të gjithë ishin të moshës së pjekur, madje dhe të shtyrë, ndërsa që disa të prononcuar kanë edhe një biografi të dëshmuar kombtarisht të pastër. Dhe e dyta që bie në sy nga prononcimet e tyre, dukej se në brendësinë e tyre shpirtërore kishin bartë një heshtje që kishin prit gjatë për ta shfaqur kundër disa imamëve më shumë si misionarë të ideologjisë se sa si hoxhallarë fetarë. Dukeshin si një vullkan që për shumë vite ka akumuluar gazra dhe në një moment shpërthimi i llaves ishte i pa kontrolluar.Vetë emërtimi ,,Lëvizja për braktisjen e fesë islame” duket si shpërthim vullkanik. Duke qenë se shumica shqiptare e Kosovës është e besimit islam, duke qenë se një numër jo i vogël shqiptarësh të besimit islam që nga lindja janë rritur pranë xhamive dhe janë ambientuar me zërin që lëshohet disa herë në ditë nga zërimi i xhamive (pavarësisht që 99% skuptojn ë asgjë nga ato që dëgjojnë), duke qenë se një numër i madhë shqiptarësh me arsimim jo të mjaftueshëm (jo me fain e tyre), pikërisht përmes besimit islam e kanë kriju distancën nga serbët ortodoks. Është shumë i kuptueshëm reagimi negativ ndaj Lëvizjes i ksaj kategorie shqiptarësh musliman por tejët të pastërt kombtarisht dhe tepër të ndershëm në besimin e tyre që e predikojnë. Por i pa kuptueshëm, jo racional, jo fetar dhe jo njerëzor është këto ditë reagimi i disa hoxhallarëve duke përfshirë edhe kryeimamin Naim Ternava. Reagimet e tyre tallëse, frigësuese dhe shantazhuese krahasimisht janë të ngjashme me reagimet e ilitave politike të shekullit të kaluar të disa shteteve komuniste si në Çekosllovaki, Poloni, Jugosllavi, Shqipëri ndaj lëvizjeve qytetare me bindje të ndryshme për politikanët që i udhëheqin. Nëse disa hoxhallarë të zëshëm shqiptarë me në krye BIK-un nuk e kuptojnë drejtë frustrimin e ,,Lëvizjes për braktisjen e fesë islame”, në të ardhmen mund dukshëm të tkurren, ndërsa që Lëvizja dukshëm të shënon ngritje, ngase shqiptarëve nuk mund pafundësisht të ua fyesh inteligjencën si dje në emër të ideologjisë-komunizmit, vllazrim bashkimit ashtu as sot në emër të fesë apo demokracisë /www.qendrapress.com/