Fryma poetike e së dielës me poeten :- Vlora Obertinca
Hyjnesha në fron
—————————–
Një grua e bukur
Një grua e fortë,
Është kombinim fatal
Që s’mund askush ta mposht.
Gjithë e lakmojnë
Të jenë pranë saj,
Por pak kujt a hiç
I bjen hise bekimi i dritës së saj.
Sa e bukur aq e mençur
Sa tërheqëse,
Aq prej saj janë të trembur.
Kur dikush afrohet
Për të prekur dorën e saj,
Ajo i’a tregon sekretet e jetës
Asnjëherë pa e parë !
A është Zanë apo Sirenë ?
Si mund ti njoh njerëzit
A janë të vërtetë apo të rremë ?
Me një mbyllje sysh
Sheh përtej oqeanit,
Me një prekje shëron plagët
Nga lëndimi i djallit.
Me të hapur gojën
Qetëson njeriun e mërzitur,
Me të shikuar në sy
Shëron zemrën e drobitur.
Me t’u ngritur në këmbë
Len gjurmë aty ku shkel,
Kjo është femër e bukur
Por edhe në fron hyjnesh !
Autore : Dr. Vlora Obertinca
27 tetor 2023
/www.qendrapress.com/