Çaste poetike me poeten :-Vilma NIKA

Arbëreshë e bukur
——————————–
E ëmbël si qumështi i nënës
belbëzuar në tingujt e parë,
gjuhë shqipe që nga lindja e hënës
e ndritur e gdhëndur në ar.
Gjuhë që e thurën shqiponjat
foleve në kreshta dhe gurë.
skëterrë u turrën ulkonjat
ta shuajnë nuk mundën dot kurrë.
Ndërruan motmote dhe shekuj
u kryqën u nxinë dhe u vranë.
Thesar thellë zemrës pa prekur
u rujt në gjakun Shqipëtar.
Sot kur po e shoh si rrjedhohem
me gjyshër, stërgjyshër e shkuar.
Gufosem, krenohem, mallohem
hedh shtat mbi rrënjët thelluar.
Të dua gjuha ime fisnike
në zemër kapluar sa dete.
Në ike mërzitur në mërgime
arbëreshë e bukur prap mbete.
Të flas, të falem, të lutem
mbi tuat qepalla t’pushoj.
Adhuroj gjuhën time të bukur
në botë nuk ka kësisoj.
/QendraPress/