Fryma poetike e së dielës me poeten;Bujana MALAJ
Për Homerin e Shqyptarisë !
——————————-
Kush i shkrou Orën Shqypnisë
Kush e shkrou Hylli i Dritës
Kush i shkrou lahutë Malësisë
Me penë t’art dora Gjergj Fishtës.
Ku ka lind e ku asht rrit
Ky kolos në letra shqip
Në Zadrimë të Fshatit Fishtë
Lindi Gjergjin n’terr me dritë.
Gjashtë vjeç ishte djalë çoban
Fjalë e vargje Homerian
Epos n’Iljada shqyptare
Me poem’th n’hymne kishtare.
Përdor shumë mitologji
Përdor emra e perëndi
Aninizma e hiperbola
Edhe n’dehje i shkrunte dora.
Kur i vu “Kulshedrës” kangë
Në tetërrokshin mori famë
Mrizi i zanave në folklor
Lidh me zotin metaor.
Kur botoj Hylli i Dritës
Në Kishë t’Shkodrës shpalos flamurin
Lidh me dritat e xhamisë
Fesë shqiptare me i thy murin .
Sa nderime e dekorata
Krejt Europa tuj livdue
Edhe i dekun n’vorr kur t’jam
Shqypnisë teme kam me i k’ndue.
Dhe mbretnitë fol kan me Fishten
Dyzet vjet i kushtoj veprës
Si Homer i shqyptarisë
Jetën krejt i fali letrës.
Fort po f’shan pena Fishtjane
Pse këmbana po mban zi
Nuk ka vdekje kolosi i letrës
Rrojnë në shekuj veprat e ti .
/www.qendrapress.com/