Nesër nderohet  Prizreni, me emrin e një mjeku të palodhur, veterani të  UÇK-së dhe  një  punëtori shembull

                 Nesër nderohet  Prizreni, sepse do të emërtojë  QKMF-në  me  emrin e Dr

 Nexhip Berisha, me emrin e një mjeku për palodhur, veterani të  UÇK-së dhe  një  punëtori shembullor , një  person të  urtë. Ne  po rikujtojmë  vetëm disa nga shkrimet që  i  pati bërë Qendra Press në kujtim të  mjekut, shokut, e mikut tonë të  mirë të paharruarit  Dr  Nexhip Berisha. 

Shkoi në amshim Dr Nexhip Berisha, njeriu më human e veteranë i UÇK-së

                       Dr. Nexhipi, paska ndërruar jetë si pasojë e Covidit… njeri I cili do të mbahet mend si një njeri plot urtësi dhe njerëzi, i qetë shpirti i tij fisnik nuk do të harrohet kurrë, Ai ishte veteran I luftës së UÇK-së, së fundi koordinator në Drejtorinë e Shëndetësisë në Prizren, Dr Nexhipi  ishte një personalitet që   do të jetë i shkruar më  shkronja njerëzie  e të arta për sjelljet dhe kontributin e tij që iu dha pa u ndalë shëndetësisë në Prizren:/qendrapress.com.

& & &

——————————-

QKMF në Prizren, do ta mbajë emrin’’
Dr. Nexhip Berisha’’.

                        
Me 14 dhjetor 2020 m nga pandemia Covid pat ikur nga kjo jete njeriu i mirë dr
Nexhip Berisha , atëbotë  u tha ‘’Një tjetër bluzë e bardhë  nuk ka
arritur ta fitojë betejën me koronavirusin.  Ai është mjeku kosovar Nexhip
Berisha, i cili ndërroi jetë ditën e sotme, i konfirmuar pozitiv me COVID-19.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Prizrenit,
Afrim Avdaj. “Do të jesh me ne ashtu siq ishe me mua si shok i studimeve, si
doktor dhe do të jesh me mua si frymëzim i një miqësie dhe si një koleg i
paharruar. Përjetësia ju takon heronjve,punonjësve shëndetësore në betejën e
tyre sublime ne ruajtjen e shëndetit të popullatës Dr. Nexhip Berisha pusho në
tokën e bekuar të Kosovës për të cilën punove pa reshtur. Ngushëllime
familjarëve e miqve tonë të përbashkët”, thuhet në dedikimin e Avdajt për
shokun e tij të ndjerë. Nga fillimi i pandemisë në Kosovë deri më sot kanë
ndërruar jetë nga koronavirusi mbi 20 punëtorë shëndetësorë, shumica prej të
cilëve kanë qenë aktiv duke punuar në institucionet shëndetësore. Ndërsa, për
të nderuar kontributin e tyre, presidentja Vjosa Osmani javën e kaluar ka
dekoruar 18 prej tyre me medaljen e meritave. Derisa sot ,Prof Dr Simir
Krasniqi, kuvendarë në KK të Prizrenit i gëzoi shumë prizrenas sepse propozoi
që  QKMF  në Prizren të mbajë emrin e tij ja si shkruan ai në 
llogarinë tij elektronike

‘’Sot në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Prizrenit propozova që
QKMF në Prizren të emërohet me emrin’’ Dr. Nexhip Berisha’’. Ku një falënderim
shkon për asamblistët e pozitës dhe opozitës për mbështetjen unanime të dhënë
gjatë votimit. Me respekt,.Simir Krasniqi’’/ëëë.QendraPress.com/

 

& & &

Shkoi
një vit e më shumë pa Dr Nexhip Berisha

   
Kaloi më shumë se një vit që Prizrenit dhe Drejtorisë së Shëndetësisë i mungon
njeriu gazmor  e shumë i dashur e i afërte dr Nexhip Berisha , Dr.
Nexhipi, pat ndërruar jetë si pasojë e Covidit… njeri I cili do të mbahet mend
si një njeri plot urtësi dhe njerëzi, i qetë shpirti i tij fisnik nuk do të harrohet
kurrë, Ai ishte veteran I luftës së UÇK-së, së fundi koordinator në Drejtorinë
e Shëndetësisë në Prizren, Dr Nexhipi  ishte një personalitet
që   do të jetë i shkruar më  shkronja njerëzie  e të arta
për sjelljet dhe kontributin e tij që iu dha pa u ndalë shëndetësisë në
Prizren:/www.Qendra Press.com/