Fryma poetike e së dielës me poeten;Nasia XHEMALAJ
Festat e fundvitit.
—————————–
Festat vijnë për të na gëzuar,
ato kanë ritualin e tyre, të ardhjes, në kohë,
ditë të shënuara, të shenjtëruara,
të zgjedhura nga profetë e nga perënditë,
për të fshirë me ngjyra e nuanca të shndritshme,
zullumet, brengat, ankthet e njerëzisë,
vrapin maratonomak të ditës.
Ato vinë për të na gëzuar,
me një paketë mbushur urimesh,
të harrojmë pak nga dje ca halle pa mbyllur,
ca plagë nga koha e shkuar që kurrë su mbyllën,
ca luftra që hapin vatra të reja zjarri,
me skica skizofrenike,
mbi hartat e popujve të pafajshëm.
Ato vinë të na mbjellin ca rreze drite përmbi buzë,
e shpirti të na brofë përmbi kraharor,
me meloditë e këngëve të gëzuara,
që pambuk ta bëjnë zemrën,
e të bëjnë femijë,
dhe bashkë me ta zë këndon,
këngët e Xristujenave,
dhe të Vitit të Ri,
Bashkë me këmbanat që tringëllojnë gëzueshëm,
e drithërojnë ajrin pranë bredhit të zbukuruar,
e tryezës së shtruar,
nga duart e arta të zonjes së shtëpisë,
na bëjnë të harrojmë faqen e ashpër të jetës, egërsinë.
Urimet si fluturat shumëngjyrëshe,
nga paketa e shpirtit dalin,
të dlira, të pastra, si kristal bore mbi xham,
Dhe vjen në portat e shpirtit,
ora e lamtumirës se babagjyshit,
që na le ca gjurmë melankolie e malli,
dhe presim mes trokitjeve të gotave e fishekzjarrëve,
të riun vit me ardhë.
Dhe gëzimi, melhem, magjistar,
na sjell ca ëndra të reja, dëshira të reja,
që i bëjmë urime,
A do të mundemi në duar ti mbajmë,
si gurët e tespijeve qelibarë,
nga duart njeri mos të na i marrë,
që nesër ta fillojmë nga e para.
Vit i Ri, sjell ditën e re,
ta fillojmë mbarë, me hapa qelibari…
/www.QendraPress.com/