Fryma poetike e së dielës me poetin;Ramë ORACA

DHEMBJA IME

———————

ndoshta e kam tepruar me ty

që s`dita qysh me të këndua ndryshe

për me dal nga heshtja jote

veç edhe një pranverë me pas

sa me i ra deri në fund kësaj kënge

që kurrë shpirtin s`ma la rehat

as ti nuk e ke pasur lehtë me mua

kushedi nga ç`dhembje ia krisje vajit

për fatin e fatit tonë

tani bërja si të duash ti dhembja ime

sall një grusht dhé më duhet

që vdekja mos t`më gjejë duarthatë.

/www.QendraPress.com/