Dashuria është të dallosh një njeri ne mes te turmës: nga ;Fate PINARI

Dashuria është të dallosh një njeri ne mes te turmës! Mënyra se si ecën, se si i përshëndet te tjerët, si i rregullon flokët etj! Te gjitha këto paraqesin nje person unik ne sytë e atij qe dashuron! Dashuria është te njohësh një zë ne mes te zhurmës! Ajo është mendimi qe te vjen ne mesnate kur ti i mbyll sytë dhe ne mëngjes ende pa i hapur! Dashuria është ai mendim qe te vjen ne koke kur e dëgjon qe te vjen një pershperitje te lehte dashurie dhe mendjen e ke vetëm te një person! Prandaj, mos e humb dashurinë, mos e mbyll kapitullin, mos përfundo diçka qe ti do te zgjasë përgjithmonë! Mos! Përndryshe do te përfundosh gjithë jetën ne kërkim te diçkaje qe tashme e ke humbur dhe do te duhet te te mjaftoje një kalimtar qe ta kujtoj mënyrën e tij te të ecurit, një tjetër qe i rregullon flokët si ai, një arome qe ngjan me parfumin e tij te preferuar, një zë qe do te te beje ta kthesh kokën prapa, por do te shohësh një fytyre tjetër! Dhe, kur ta gjesh veten te vetmuar dhe pa dashuri, kur përfundon një dite apo kur fillon një tjetër, atëherë do ta kuptosh se pa dashuri jeta është e pakuptimte…../www.QendraPress.com/