Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Gëzim AJGERAJ
Fjala
____________________
Kur marrin vrull burimet
lumi kur merr rrjedh shtratit të vet
tepihu i dritës kur ta mbulojë mendimin
diell kur të rrezon mbi qiellin tonë
nëpër litarë të saj kur të lidhet mendimi
e kur të zgjidhen hallet e jetës
muret ku s’i shpon plumbi
thyhen muret, kalatë, perandoritë
flatrat që i lakmojnë edhe zogjtë
hapësirave të pakapshme, ku prehet ajo
eh, ç’mister i shenjtë
ky mision i saj
/www.QendraPress.com/