Vetëvrasjet e  fundit  po tronditin qytetin  besëlidhjes- Shkruan; Qazim THAÇI

Qyteti i besëlidhjes , Prizreni,  kohëve të fundit  po tronditet  sidomos  me  faktin e  vetëvrasjeve që  po ndodhin  në këtë  qytet , të traditës, të kulturës dhe  të  qytetarisë, vetëm në  fillim të këtij  viti  ndodhën  jo më pak se 4  vetëvrasje, Kjo është  një  kronikë e yerë e rëndë  sa edhe e trishtë, Vetëvrasja e të riu Durim Kastrati, dhe kjo e fundit e  dentistit Arben Kiseri, padyshim se  tashmë ka  krijuar  pa presedanë   për të menduar qetë   se pse  po vetëvriten këta njerëz??!!!

Këto dy vrasje  të cituara, e para në moshën 25 vjeçare  e sot/ e mërkurë, 17 janar 2024/ stomatologu  Kiseri  i ka dhënë  fund jetës  në  ordinancën e tij, stomatolgu njihet si një njeri i urtë  i sjellshëm i edukuar  dhe mbi të  gjitha me kushte  të mira materiale,  pa  pasur ende raporte tjera këto vetëvrasje  na befasojnë  secilin .

Tani  duhet  të  alarmohen të  gjitha  organet kompetente nga Komuna deri tek të  gjithë  institucionet  tjera  relevante  për të analizuar . Pse  ndodhin këto raste  ?! Pse janë shpeshtuar vetëvrasjet,?! Ku është shkaktari dhe duhet  hulumtuar  themelisht  konstatimet e kësaj  të keqe  që  është  më tragjikja   për njerëzimin. Vetëvrasje e e këtilla  domosdo se  krijojnë edhe pasigurinë  emocionale. Sepse  shpjegohet shkencërisht vetëvrasje  mund të shëndrrohet në pandemi nëse nuk ndalohet./www.QendraPress.com/