Sunduesi i maleve bri Adriatikut dhe kreu i strukturës feudale shqiptare, Skënderbeu.me 17 janar 1468, u nda nga të gjallët kalorësi i madh epirot-Shkruan;Genc PRELVUKAJ

                 Nën ethe të rënda dhe ne praninë e fisnikeve me te besuar te tij, me 17 janar 1468, u nda nga të gjallët kalorësi i madh epirot, sunduesi i maleve bri Adriatikut dhe kreu i strukturës feudale shqiptare, Skënderbeu.

Strategu i madh i Valikardhes e Vajkalit, i Oranikut e Otonetes, mendohet te ketë qene ushtaraku me cilësitë me të mëdha ne artin e luftës ne perëndim te mesjetës.

I edukuar ne akademitë ushtarake osmane, por qe arriti te deshifroje mangësitë e saj, Skenderbeu u ndërtua edhe si diplomat duke arritur te bashkëveprojë me shoqëritë tjera politike te kohes.

Ne te gjallët e tij, krahas betejave te fituara, u mposht ne Sfetigrad dhe Berat por fitoi historinë tek shqiptaret qe e pasuan nder kohe. Ne kohe lufte ushqeu qetësinë para urrejtjes, njerëzinë para mllefit dhe kjo kuptohet kur Leken e Dukagjinit, prej një armiku te madh e ktheu ne aleat duke i lëne edhe trashëgiminë.

“Embetha” Skenderbe. Nuk te vranë atëherë e nuk do te vrasin as sot dhe as nesër. Sepse ti jeton përjetësisht brenda popullit tënd./www.QendraPress.com/