Fryma poetike e së dielës me poeten;Hyrë H.FAZLIJA
Loti…
——————-
Ti, pa fjalë më bie nga syri,
nuk më pyet në më thyen qepallat,
nuk më pyet në më len gjurmë në faqe,
nuk e pyet buzën sa i kripur je…
Ti, nuk ke gjuhë,
nuk nxjerr zë,
nuk gjëmon,
nuk fshan…
Ti, ( nuk) fshihesh;
kristal,
i turbullt,
i vakët,
i njelmët…
Ti, mblidhesh në sy,
zihesh,
vlon,
shpërthen,
derdhesh…
Je çlirim!
261123,
& & &
Mos u fsheh…
______________________________
Kur të jesh vonuar
në takim me Hënën,
mos u fsheh pas degëve,
që shpirtin ta mbajnë gjallë…
Dhe nëse nuk të duket asgjë
hija e përndjekjes,
Mos u ringjall,
në pavdekësinë e kujtimeve…
Një ditë…
Eh, një ditë do të thyhen qepallat
në përplasje durimi…
Durimet nuk gjasojnë mes vete,
Kur bëhen njësh, klithin harrim…
Jo, mos u fsheh!
Nuk hahet pa oreks rrezja e fundit e diellit…
070124,
/www.QendraPress.com/
Fryma poetike e së dielës me poeten;Drita Kosumi SYLA
ENGJËJT NË TOKË
(Në shenjë falënderimi mikeve të çmuara:
Dr. Valbona Tafilaj , Mimoza Q. Gavrani , Ajshe Gashi – Hajrizi )
Kur themi s’ka engjëj në tokë
të gjithë rëndë gabojmë
ne afër i kemi me ta bisedojmë
Engjëjt në tokë nuk fluturojnë
por jetët tona na bekojnë.
Ato janë miket tuaja e miket e mia
për njerëz si ato ka nevojë shoqëria.
Mëngjesi lind, dita errësohet
me Valbonën, Mimozën e Ajshen,bota mrekullohet
Jeta ka shumë fleta
ngjyra të rënda, të lehta
me engjëjt zemërbardhë
ka arsye jeta…
E sjellin pranverën,kur dielli perëndon
netët e ftohta me zemër i ndriçojnë.
Persona të tillë, lindin rrallë
tokën ku e shkelin ato
lind diell i mbarë.
/www.QendraPress.com/