Çaste poetike me poeten:Mimoza LESKAJ
Lindje
———————
Sot në mëngjes dielli theu ritin e tij të lindjes,
në një kah të pashkelur kurrë.
Hëna përfundoi mbrëmë ciklin e saj të plotë,
dhe qielli u errësua në një heshtje të ftohtë.
Ne fjetëm me natën për të shkuar honit të saj,
dhe kur u zgjuam, ishim krejt të panjohur.
Nuk ka asgjë të shkuar më.
Asgjë nuk trondit themelet e vjetra!
Harkut të qiellit u përballa vetëm,
me duart kryqëzuar për lindjen e re.
/www.QendraPress.com/