Çaste poetike me poeten:Rakela ZOGA
Ndodh!
———————–
Nuk ka ku t’i shtrijë, dhimbjet e vetes.
Si ka mbetur, asnjë qilim lëkure në trup.
Ju vyshkën duart e flokët ju thinjën,
Dikur fluturonte e i hapnin rrugë.
E mbaj mend, si u dashurova ca vite.
Ashtu si di unë vetëm ,nga larg.
Ish kaq i bukur e me sy të përpinte.
Ç’do mbrëmje e mbaja, mes ëndrash në shtrat.
Njëherë ju afrova, me lotin e mallit.
Puthmë në faqe i thashë atë çast.
Ai i habitur me kapi duart.
Sa turp më erdhi, ika me vrap.
Kanë ikur vite, po kurrë se harova
Zemra e tij më mbeti kujtim.
Ndodh të jesh e dashuruar në ajër.
Si ndodh të vdesësh dhe pa dashuri.
*******
Rakela Zoga
/www.QendraPress.com/