Me poeten;Teuta BIÇAKU
Do të mbetesh mes nesh
———————————–
Vazhdoj të zgjohem me shpresën e vakët,
që trokitjen e bastunit tënd ta dëgjoj sërish.
Kaloj pranë kafeneve ku pinim kafen bashkë,
mos kushedi të shoh aty mes miqsh.
Nuk e vura fjongon e zezë në profil,
se zi në shpirt nuk mundem të mbaj,
e mbushe atë me këshilla të vyeshme
e imazhi prej babai, nuk më lë të qaj.
Ka mbetur bosh vendi në tavolinë
një këshillë më pak, një mbështetje më pak…
Mes miqsh mungon një mendim, një batutë,
zbrazëtia në shpirt zë rrënjë, bën konak.
S’do të të shohim më me sytë e ballit,
por në sytë e zemrës gjithmonë do të jesh.
Në kujtimet tona do mbetesh po njësoj,
modeli i mirësisë, idhulli mes nesh.
/www.QendraPress.com/