Çlirimtari dhe atdhetari ,profesor Rexhep Krasniqi, pensionohet.

              Ish veprimtari i hershëm i ilegales, ish komandanti i UÇK-së dhe  atdhetari i paepur  i lirisë dhe profesor i lëndës së Kimisë në gjimnazin “Remzi Ademaj” Rexhep Krasniqi ,pas një angazhimi të  përkushtuar në të  gjitha  këto detyra  është pensionuar. Përndryshe ai ishte edhe ushtar i UÇK-së, kolonel në TMK dhe invalid i luftës .Ishte  veprimtar  i palodhur  i ilegales, që  asnjëherë  nuk pushoi  së  luftuari për  lirinë e këtij vendi.

“Ai në fund nët janaror 2024 u pensionua profesor Rexhep Krasniqi i cili dha një kontribut të çmuar në procesin edukativo-arsimore. Profesor Rexhepi dha kontribut edhe për çlirimin e Kosovës, si ushtarak në radhët e UÇK-së. Me rastin e pensionimit në shenjë mirënjohje për kontributin e tij Drejtoria e Shkollës dhe kolegët organizuan një koktej rasti ku u çmua kontributi i tij. Drejtoria e shkollës, dhe kolegët, Profesor Rexhepit i dëshiruan shëndet dhe jetë të gjatë”, thuhet në njoftimin e gjimnazit “Remzi Ademaj”.Mirëpo, besohet se  vetë  Ushtria e Kosovës/  FSK/ me këtë rast  është dashur të  organizojnë një ceremoni ku  figurat si  profesori e kolonel Krasniqi duhet të   marrin  një mirënjohje  shtetërore ,sepse  meritat  dhe sakrificat e këtilla padyshim se duhet të jenë  një  bazament,  se  ata që këtij vendi i japin  kaq  përkushtim duhet së paku  meritat  tu  jepen ashtu siç e meritojnë. Të besohet se  këtëo  harresë  nuk do ta  bëjnë institucionet tona./www.QendraPress.com/