E rëndë: Humb jetën kirurgu i QKUK-së, dyshohet se e zuri rryma në banesën e tij
Ka vdekur Halil Tanaj, kirurgu abdominal i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.Ai dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një problemi më rrymën elektrike në banesën e tij në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.Mësohet se rasti ka ndodh para rreth një ore. Trupi i të ndjerit tash është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.