Tahiri: Albin Kurti e ndëshkoi dhe e nënshtroi Kosovën, ktheu Rezolutën 1244

                   Ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi thotë se kryeministri Kurti ka mashtruar edhe në logon e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Përmes një shkrimi në “Facebook” Tahiri thotë se ajo që shkruhet “ne i dalim zot Kosovës” nuk qëndron. Sipas saj, Kurti ka bërë që Kosova të ndëshkohet nga Amerika dhe të pranojë marrëveshje pa njohje reciproke.Gjithashtu ajo ka përmendur edhe Rezolutën 1244.