Çaste poetike me poetin;Ylli POLLOGATI

MBI SYTË E SAJA DERDHEM!

—————————————

Mbi sytë e saj,

thellësive derdhem,

Si deti fshehtas valën fut.

Betim për ata sy bëja..,

(Jo se i ka në ngjyrë, jeshil a bojëqielli),

Por për magjinë,

që tek unë lëshojnë.

Era, mes mallit e ndjenjës, aromën e saj përkëdhel

Pranë e doja.., e

kërkoj dhe nga pas më ndjek,

si të gjenim vargun e humbur të këngës tonë.

Nata, flokun e saj më kishte ngjitur, ku atij terri krihesh…!

Një vetëtimë, ëndrrës, errësirën flakëroj…

E treguan sytë

dhe zërat e thanë, pa u dridhur.

Rebele është!

Gjurmëve të saja eci

Dhe dashuri lexoj…

Ku edhe mbi bardhësinë dimërore indet e nxehta në zjarr i shpërthejnë.

Qetësisë së natës një krisje u dëgjua,

zhurmonte shpirti.

Arratisen ëndrrat, të ndjekura nga zjarri i dashurisë…

/www.QendraPress.com/