Çaste poetike me poeten; Remzie REXHBOGAJ
TROKITA NË PORTË
__________________________
Trokita për të hyrë
Në portën e festave
Aty dëgjova zërin tënd
Në këngën e flamurit
Trokita për të hyrë
Në portën e urtësisë
Aty gjeta shpirtin tënd
Që ngjante në shpirtin
E Nënës Tereze
Me bamirësitë tuaj
Ndaj njerëzisë
Trokita për të hyrë
Në portën e dashurisë
Të të rinjve
Aty ndjeja atë sinqeritetin tënd
Si në dashurinë e Zhulietës
Trokita për të hyrë
Në portën e hyjnive
Aty pashë fytyrën tënde
Si pikturë e Perëndisë
Trokita për të hyrë
Në portën e kujtimeve
Aty je Ti çelësi i lumturisë tonë
Të dikurshme
Trokita dhe trokita.
Shkurt 2024
Remzie Rexhbogaj
/www.QendraPress.com/