Çaste poetike me poetin;Asllan MIFTARI

SHKAKU

==================

Vetëm dy fjalë shkëmbyem mbrëmë

Dhe u ndamë pa u parë në sy

Plagë të rëndë, më shkaktoj ikja jote

U ndjeva keq, sikur qielli ra mbi kry !

Nuk e di kush e kishte fajin

Unë apo ti

Thonë që jetim është ai

Dhe askush nuk e mban..,- gjithsesi !

Sidoqoftë…- faji le të bjerë mbi mua

E tek unë ti të kthehesh përsëri

Për një zënkë të vogël, nuk shuhen dashuritë

Kur në shpirt ke ndjenjë e dëlirësi ! /www.QendraPress.com