E shtuna poetike me poetin;Elham PASHA
Mbrapa turmës
————————–
Mē rrëmbeve gjarprin e fjalëve
dhe e preve në tre pjesë.
Njëri vesh këpucët e ditës ,
tjetri u bë ,natë e radhëve
e unë,mbeta strumbullar në mes.
Ç’t’u desh gjarpri i shtëpisë,
që ruan bukën nga helmet?
Fjala këput çdo gjarpër…
Mbyt e çdo mjegull ,fryme…
E nata,e vdes ,ditën përmbi dritë.
Ajo është bija e nepërkës
dhe folën e gjen tek ti…
Unë vazhdoj rrugën në dy krah’ ,
të hapur si në fushë loje,
që nata të mos e martoj me ditën,
vetëm me një fjalë goje.
M’a rrëmbeve gjarprin e fjalëve …
Çdo sekondë,veten e quaj të mundur ,
ndonëse rrugëtoj e dashuroj…
Mos më prit:kurrë nuk do të vdes ,
se ka jetë e mbrapa turmës! /www.QendraPress.com/