Fryma poetike e së dielës me poetin;-Mevlan LUSHI

PEMA E VETMUAR

————————

Kryelart qendrove

Me gjethet si ari

S’të rrëzoi stuhia

As dimri, as acari.

Shoqet tua ikën

Mbete e vetmuar

Po kurrë nuk mendove

Ti për tu larguar.

Po kur pranë teje

Kalojnë udhëtarë

Ti i përshëndet

Për udhë të mbar.

Nën hijen tënde

Kalimtarë pushonin

Për ditë të mbar

Njëri tjetrin uronin.

Kostarët e bjeshkës

Për drekë aty shkonin

Pas punës së lodhshme

Drekën e shijonin.

Askush nuk guxoi

Të t’këpus një gjethe

Me bukurinë tënde

I bëre për vehte.

Ti mbete simboli

I jetës dikur

E ti gjithmonë do t’jesh

S’do të vyshkesh kurrë.

/QendraPress/