E shtuna poetike me poeten;Adelina PALI
Je diku larg tani,
Diku ku nuk ma prek dot as shpirtin…
Diku ku as frymën nuk ma ndjen dot,
Diku larg, ku aromën e lëkurës
Nuk ta sjell dot as era.
Je diku larg, përtej malesh
Ku po të mbyt malli me m’prekë…
Fluturo qiejve, eja në krahët e mi,
Eja, eja shiko në shpirtin tim
Se si mungon ti, dashuri!…
E kam zbrazur të tërin,
Të mos ngushtohesh kurrë…
Eja… Eja shikoi fytyrën dashurisë…
/www.QendraPress.com/