Një person gjendet pa shenja jete në Prizren, rasti po hetohet nga policia
Një person është gjetur pa shenja jete sot (e shtunë) në orët e pasdites, në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot, rreth orës 14:15 në rrugën ‘Rifat Krasniqi’ në Prizren, është raportuar se në garazhet e një objekti gjendet një trup I shtrirë në tokë, policia dhe emergjenca kane dal ne vendngjarje, në vendngjarje nga ekipi i mjekëve të emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës I.J. (1971)”, ka deklaruar Bytyqi.
Ai tha se policët hetues kanë mbledhë provat dhe dëshmitë.
“Në mesin e dëshmive gjenden edhe disa dokumente mjekësore të viktimës e që dyshohet se i njëjti ka pas probleme kardiovaskulare”, ka thënë Bytyqi.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të konstatuar shkakun e vdekjes.
“Lidhur me rastin nga policia është hap rast ‘hetim i vdekjes’”, tha ai