E mërkura poetike me poeten;Hamide AXHAMI

SHPRESË E IMJA ËNDËRR

——————————–

Që nga ajo ditë kur të pash

Imazhi yt më përfytyrohet në ç’do çast

Ishte ngrohtë, kohë me diell.

Kurse mua,

Akull mu bën këmbë e duar.

Ah shpirt i braktisur

Mallin në mua e zgjove pesh

Ethe të tilla më kapluan

Nuk më zuri vendi vend.

Ika me vrap

Nga frika se të humbas

Shpresë e imja

Ëndërr…

Që në netët e vona zgjuar më mban.

/www.QendraPress.com/