Çaste poetike me poeten;Drita DEKAJ

Unë shpirti jot e ti shpirti imë

—————————————

Rastësish një ditë

u gjendem ballë për ballë,

më pyete e të pyeta

shumë gjëra me radhë.

Kurrë nuk e besoja

se kështu do ishte jeta,

Pa njoft e pa ditë

mësova shumë të vërteta.

Më tha apo i thashë…

kjo ishte dilemë….

Mbeta unë tek ti?!

Apo ti tek shpirti jem.

Jeta vazhdon vrullshëm

punë e përkushtim,

mbeti në kujtime

për ne aj takime.

E ….ne po e dimë

kësaj i thonë jete,

Mbeta unë tek ti?!!

apo ti tek vetë ?

Rastësish u pamë

folëm pa mbarim,

u bëra shpirti jot,

E ti shpirti im.

/www.QendraPress.com/