E shtuna poetike me poeten:Rreze ARTA
Pranvere!
————————-
Ajo me elegancën e saj,
Veshi ngjyrën e pranverës se hershme,
Ne shijen qe karakterizonte,
Zgjodhi te verdhen e ndritshme,
Dhe bletët rreth saj gumëzhinin ne turme,
Ajo i s’poston me klas, afër sheh!
Dielli me rrezet e tij te ngrohta,
Ndriçoi qenien e saj misterioze,
Shoqëri zgjodhi natyrën, lulet përreth saj,
Kundërmonin arome pranverore!
Çdo moment e mbush me prezence,
S’ka hapësira ne shpirtin e saj te bukur,
Brenda vetes ishte e gjitha diell
Aq sa kunkuronte diellin lart ne qiell!
Rreze Arta
/www.QendraPress.com/