E shtuna poetike me poetin:Demir RUSI

MËKATET, KUJDES!

————————————-

Mëkati: shkelje e besëlidhjes me Perëndinë

Nga njerëzit e pafe,që nuk duan të ja dinë

Që jetën liberale, të ç’thurur e bëjnë

Azdisen pas qefeve, çdo gjë harrojnë

Njerëzit përgjatë jetes, transformohen

Prirur me të keqen,me leht pajtohen

Të dhënë shumë,pas anës materiale

Mohojnë hyjnoren, e normat morale

Troç, kjo është mëkat i pastër, që njerëzit bëjnë

Lënë rrugën e zotit,atë e tradhtojnë

Ndodhi në Sinai,nuk ju binden Moisiut

Thyen urdhëratë hyjnore, që ju dhanë njeriut

Po shtohen përpjekjet,për evolucionin njerëzor

Bota të pajtohet, me rregullim hyjnor

Të përkrahim, t’u bindemi, ndryshimeve të shpejta

Të pranojmë ndërhyrjet, hyjnore te vërteta

Realisht njerëzimi,po vetshkatrrohet

Nga armët bërthamore, shumë po frikësohet

Por momentin final,dhe mundet të dështojnë

Rojet qiellore të zotit,mund të ç’aktivizojnë

Edhe padashje mëkate bëhen

Për këtë, zotit t’i kërkojmë faljen

Pastrojmë veten,me të qetë jemi

Besnik ndaj krijuesit, mbetemi

Ruajuni mëkateve, me to kujdes

Nga të ligjtë,kurrë mos mbani shpresë

Ato vetëm ju gënjen,u largojnë nga zoti

Bëjnë të pamundurën, të haramzohet robi

/www.QendraPress.com/