Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Sh.T. Jeff Hovenier

Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Sh.T. Jeff Hovenier, me të cilin diskutuan për zhvillimin e Komunës së Prizrenit – projektet e infrastrukturës, përpjekjet për gjallërimin ekonomik dhe masat për ta promovuar zhvillimin e qëndrueshëm urban e rural.

Gjithashtu, biseduan për trashëgiminë e pasur kulturore të Prizrenit dhe potencialit turistik, duke vënë theks në festivalet e shumta, koncertet dhe aktivitetet artistike që synojnë ta shfaqin pasurinë tonë kulturore, gjatë gjithë vitit, për audiencën vendore dhe atë ndërkombëtare.